Jane shtuar tashmë masat e sigursë në portin e Vlorës kundra Korona Virusit teksa në ambientet e terminalit të ri është ngritur këtë të shtunë një dhomë e posacme për kontrollin e pasagjerve me kombësi aziatike të cilëtt dalin ose hyjnë në portin e Vlorës.Sipas mjekut specialist epidemiolog Neki Halilaj, i cili kryen kontrollet e posacme për Korona Virus, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast të dyshuar të ndonjë pasagjeri që mund të mbart këtë virus.Porti i Vlorës në një kordinim me tragetet e linjës Vlorë Brindisi merr në kohë reale informacion nëse në tragetet e linjës ka persona me kombësi aziatike ose persona të dyshuar me virusin.Nëse paraqiten të tilla raste atëherë sipas Halilaj, të tillë pacientë mbahen në një dhomë të posacme të izoluar në traget dhe më pas i nënshtrohen kontrolleve mjeksorë të specializuara. Epidemiologu Halilaj gjithashtu sqaron dhe procedurat që ndiqen në rast se do të ketë ndonjë person të dyshuar si mbartës të virusit, sipas tij pacientit në këtë rast i drejtohen pyetje rreth sindomave që shfaq, pasi plotësojnë një formular i nënshtrohen ekzaminimeve me termometër special për të parë gjendjen e temperaturës në trup.Në rast se konkretizohet se pacienti mbart virusin atëhrë trasportohet me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku mbahet në një dhomë të specialuzar dhe aty i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme mjeksore.Dhoma e kontrollit në portin e Vlorës e ngritur këtë të shtunë, është një dhomë e cila bënë të mundur evidentimin e rasteve me korona virus, e cila vjen në kuadër të masave të shtuara në portet e vendit për të përballuar rrezikun e virusit që po kthehet tashmë në rrezik botëror.Teksa informacionet e siguruar nga porti i Vlorës konfirmojnë se në 3 javët e fundit nuk është paraqitur asnjë shtetas me kombësi aziatike, personat të cilët kanë hyrë dhe kanë dal nga porti Vlorës konfirmohet se janë kryesisht me kombësi Shqiptare dhe Italiane.

