Categories Kuriozitete

Japoni, shtyhet për herë të parë pas 70 vitesh Festivali i Dëborës

Në historinë 70 vjeçare të Festivalit të Dëborës që mbahet çdo vit në Japoni, kjo është hera e parë që shfaqja anulohet. I njohur ndryshe si Festivali i Saporos, festa që tërheq me miliona turistë përkthehet në kosto të madhe financiare. Për herë të parë në 70 vjet, Festivali i Dëborës Sapporo, i planifikuar për në Shkurt të 2021, u anulua për shkak të rreziqeve që lidhen me përhapjen e koronavirusit.

Shfaqja vjetore, e organizuar për herë të parë në vitin 1950 në Japoni, është e famshme për ekspozimin e skulpturave të akullit deri në 15 metra të larta. Prefektura në veriun ekstrem të vendit, Hokkaido, në fakt, tashmë kishte pezulluar fushatën promovuese për turizmin e brendshëm pas rritjes së rasteve të infektimeve në javët e fundit. Ekspozita e famshme vjetore tërheq deri në dy milion turistë nga Japonia dhe jashtë vendit, duke gjeneruar një qarkullim rreth 65 miliardë jen, e barabartë me 510 milion euro.

Qeveria e Tokios ndërkohë ka kufizuar udhëtimet në të gjithë Japoninë mes 28 dhjetorit dhe 11 janarit, gjatë periudhës më të ngarkuar të vitit. Në qytetet e Osaka dhe Sapporo, operacioni tregtar ishte ndërprerë për shkak të situatës shqetësuese të pandemisë. Ndërsa viti 2020 nxori në pah shumë pengesa për organizatorët e festivalit të dëborës. Për shkak të ngrohjes globale dhe mungesës së reshjve të borës, atyre iu desh “të importonin” dëborë nga qytete të tjera për të krijuar skulptura e famshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME