Categories Lajme

‘Pi pak ujë Joe, mos të duhet një shurup’, presidenti të SHBA-ve mbytet gjatë fjalimit

Përveç çizmes speciale që mban të veshur për shkak të aksidentit që kishte ndërsa luante me qenin, tani është shfaqur një tjetër problem Presidentit të sapo zgjedhur Joe Biden. Dje gjatë fjalimit që po mbante u përpoq të pastronte fytin jo një herë por disa herë, teksa akuzoi hapur Trumpin se nuk ishte në gjendje të  pranonte humbjen e tij. Duke foluar nga shtëpia e tij në Delaëare, Biden filloi të kritikonte Trump, ndërsa kollitej me forcë disa herë aq sa ju deshtë të ndërpriste sulmin verbal ndaj tij. Ndërkohë që përdoruesit e mediave sociale kanë ndarë shqetësimine tyre për shëndetin e Joe Biden pasi dëgjuan kollën dhe zërin e tij të ngjirur. Një përdorues shkroi në Tëitter: ”Pini pak ujë, Joe. Po na trembni’’.

Ndërsa Dr. Melody Mçloud shkroi në Tëitter, duke iu drejtuar këshilltarit të lartë të Biden, Karin Jean-Pierre, që ta këshillojë atë të kollitet brenda bërrylit dhe jo në dorë për një higjienë më të mirë. ”Urime. Por ju lutem thoni Presidentit të zgjedhur Biden të kollitet brenda bërrylit, jo në dorën e tij. Si mjek, më pëlqen ta shoh çdo herë. Ju lutem praktikohuni nëse është e nevojshme. Vendosni një shembull të mirë. “Faleminderit”, shkroi Dr. Melody Cloud. Korrespondenti politik i NPR Scott Detrove shkroi se Biden zakonisht pastron fytin gjatë fjalimeve, por “kjo është kolla më e vazhdueshme që kam dëgjuar ndonjëherë” .

Një përdorues i Tëitter pyeti: “A ka nevojë Biden për një test COVID?” . Një tjetër përdorues i Tëitter pretendoi se : “Biden pastroi fytin të paktën 17 herë sonte në fjalimin e tij 14-minutësh!”. ‘A duhet të marrë shurup kollë?” sugjeroi një përdorues tjetër. Pasi përfundoi fjalimin e tij, Biden këmbënguli se faji ishte një ftohje e vogël. Biden iu nënshtrua një testi Covid të premten e kaluar dhe doli negativ, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME