Categories Lajme

Java nis me shi, reshjet rikthehen sërish të premten, si do të luhaten temperaturat

Kjo javë ka nisur me reshje shiu në disa zona të vendit. Adiola Bani nga Meteoalb shpjegon për Abcnews.al se këto kushte do të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së martë. Të mërkurën dhe të enjten do të ketë përmirësim të motit, për t’i lënë vend reshjeve të shiut të premten.

“Duke filluar nga mbrëmja e djeshme vendi është përfshirë nga masa të paqëndrueshme duke sjellë reshje të pakta shiu gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të sotëm. Kjo do të vazhdojë edhe ditën e martë. E mërkura dhe e enjtja dhe sjellin përmirësim të kushteve atmosferike ndërsa e premtja rikthen sërish reshjet.

Sa i përket temperaturave të ajrit gjatë kësaj jave nuk do pësojnë ndryshime të mëdha duke bërë që mëngjeset në zonat malore të shënojnë 2 gradë celcius ndërsa maksimumi gjatë orëve të mesditës do luhatet mes 21-22 gradë celcius.

Në rajon do të ketë vranësia të shpeshta dhe reshje të pakta shiu. E mërkura dhe e enjtja përmirësojnë kushtet e motit ndërsa të premten rikthehen sërish reshjet. Vlerat minimale në Kosovë do të zbresin deri në 0 dhe -1 gradë ndërsa maksimumi parashikohet deri në 12 gradë”, shprehet Adiola Bani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME