Categories Lajme

‘Je ma.shtrues, janë gë.njeshtra’/ Shahini për.plaset me pedagogun, ministrja ‘rrë.zon’ veten…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është përplasur në një debat televiziv me përfaqësuesin e ‘Lëvizjes për Universitetin’, Arlind Qori. Shahini replikoi duke i cilësuar këto pretendime si spekulime dhe mashtrime. Ministrja e Arsimit kërkoi angazhimin e trupës universitare, studentëve e pedagogëve për të denoncuar me prova korrupsionin dhe për t’u angazhuar në proceset e reformave në Universitet. Pedagogu Arlind Qori tha se e gjithë kjo është një demagogji.

Shahini ra në një autogol kur tha se gjendja e universitetit është njësoj, duke rrëzuar kështu të gjitha propagandimet se pakti për Universitetit rregulloi gjithçka.

Replika mes Besa Shahinit dhe Arlind Qorit:

Denis Dyrnjaja: Po të përdorin politikisht thotë ministrja, nëse mundesh përgjigju po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?

Arlind Qori: Ligji i Arsimit të Lartë iu mundëson Universiteteve private të marrin nga Fondi Shtetëror. Kjo është skandaloze.

Besa Shahini: Kjo është komplet idiotësi dhe gënjeshtër.

Arlind Qori: Le të hapim ligjin, ta mësojë edhe ministra.

Besa Shahini: Unë s’lejoj më që të hapen gënjeshtra.

Arlind Qori: Ajo ka qejf të bëjë grerëzën.

Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind.

Arlind Qori: Zonja nuk e ka lexuar ligjin dhe tregon përralla.

Denis Dyrnjaja: Përgjigju pyetjes sime Arlind. Po të përdorin politikisht, dhe nëse po kush?

Besa Shahini: Ky është budallallëk aq i madh, sa unë të thoja se ministrja kapet për veshi nga kryeministri. Unë dhe kolegët e mi aktivistë kemi denoncuar.

Besa Shahini: Listën ku e keni? Keni denoncuar në Facebook?

Arlind Qori: Kemi bërë të gjitha publike, kemi denoncuar të gjithë pedagogët që shisnin librat me detyrim, ai s’është sot. Po të pyesni studentët ky është një fenomen i gjerë. Ne i kemi denoncuar me emra, fakte dhe video. Qeveria s’do të përballet me këtë fakt. Qeveria ka aleatët e saj në burokracinë universitare.

Denis Dyrnjaja: Stop, e kuptova, stop. Dakord, stop.

Besa Shahini: Teoritë konspirative që sillen si në një periudhë tjetër, s’merrem fare. Kjo na mungon. Protesta krijoi një frymë fantastike, universiteti është aty ku është. Pedagogët janë në letargji totale. Është shumë e vështirë që të nisë organizimi aty ku duhet. Teoritë konspirative janë të pavërteta.

Arlind Qori: Zonja ministre gënjeu dhe tregoi një nivel të ulët edukate. Duhet të më kishe lënë të sqarohesha. Zonja foli për zgjedhje, dhe zgjedhjet do të jenë batërdi, përsa kohë që studentët s’kanë aftësi vendimarrje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME