Categories Lajme

“Je shumë budalla”/ Pyetja e gazetarit nxjerr nga vetja Donald Trump, urdhëron stafin: Fikini kamerat! (VIDEO)

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dalë nga vetja gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Piers Morgan. Irritimi i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë erdhi teksa gazetari nisi ta pyeste për humbjen e zgjedhjeve të 2020-ës.

Një promo prej 30 sekondash e publikuar nga Morgan, tregon ish-presidentin duke e quajtur prezantuesin “të pandershëm” dhe “budalla”.

Gjatë intervistës, 75 vjeçari Trump, humb toruan kur Morgan i thotë se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “të lira dhe të drejta” dhe se “ti humbe”.

Ish-presidenti përgjigjet: “Vetëm një budalla do ta mendonte këtë”.

Më pas Morgan e pyet Trumpin nëse mendon se është budalla, ai përgjigjet: “Po tani, po”.

Trump mendohet se po përgatit garën e tij të tretë për presidencën pas humbjes nga Joe Biden dy vjet më parë. Videoja, e cila premton “intervistën më shpërthyese të vitit”, përfundon me Trumpin që duket se largohet nga intervista me Morgan, duke i thënë ekipit të kamerës të “fikë kamerën”.

Intervista 75-minutëshe do të shfaqet të hënën në orën 20:00, ditën e fillimit të ndërmarrjes së re televizive të Murdoch.

Biseda nga videoja:

Trump: Unë mendoj se jam një njeri shumë i ndershëm … shumë më i sinqertë se ju, në fakt.

Gazetari: Vërtet?

Trump: Po

Morgan: Zgjedhjet ishin të lira dhe ti humbe?

Trump: Vetëm një budalla do ta mendonte këtë

Gazetari: Ti mendon se jam budalla?

Trump: Epo tani po.

Gazetari: Me respekt, ju nuk keni paraqitur provat e forta. Je shumë i pandershëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME