Categories Lajme

U dënua me burg për korrupsion, ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha: Nuk do u ndryshoja asgjë vendimeve të mia

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të vitit 2021 për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) vendosi më pas shkarkimin e saj, pas pranimit të kërkesës së Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD).

Asokohe, Hoxha u etiketua nga kryeministri Edi Rama si një monstër, teksa thoshte se reforma në drejtësi po jepte rezultatet e para.

Në një intervistë për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Hoxha i ka kthyer përgjigje për herë të parë kryeministrit Rama, duke thënë se nuk është monstër dhe se do të kthehet më e fortë.

“Më kanë etiketuar me një etiketim monstër, ndërkohë që kurrsesi nuk më përket ai etiketim, nuk jam e tillë. Sigurisht që dalja nga këtu apo rifillimi i jetës sime do jetë i vështirë, por jam gati të përballem më gjithçka, për sa kohë jam e bindur në gjykimin dhe në ushtrimin e një detyre nga ana ime ashtu siç duhet. Nëse do kthehem përsëri, pasi është një gjë që do ta kërkoj deri në fund që të kthehem si gjyqtare, do të kthehem më e fortë se më parë”, u shpreh Hoxha.

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha rrëfeu se si e ka pritur familja e saj arrestimin që iu bë.

Hoxha tha se policia ia kishte kthyer shtëpinë përmbys, ndërsa aty ndodheshin djali, prindërit, vajza dhe vëllai i saj.

Ajo tha se fëmijëve u ka thënë se do të kthehet në shtëpi shumë shpejt, ndërsa tregoi se djali, vajza dhe i ati u mërzitën shumë nga ngjarja.

“Djali ishte në një gjendje të mjerueshme, vajza po ashtu, prindërit e mi pa fund dhe nuk po arrinin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur”, tha ajo.

Hoxha tha se i ati donte ta shoqëronte në paraburgim, por një gjë e tillë nuk lejohet.

Ish -gjyqtarja thotë se vendimet i ka marrë me gjykimet dhe bindjet e saj, në raport me zbatimin e ligjit.

“Janë vendime, gjykime të cilat janë gjykuar mbi bindjen time të brendshme dhe mbi një bindje profesionale gjithmonë në zbatim të ligjit. Janë çështje, të cilat janë trajtuar, janë shqyrtuar drejtë dhe edhe nëse i kthehem prapë këtyre vendimmarrjeve patjetër do të merrja të njëjtat vendime”, u shpreh ajo.

Hoxha beson se nga ana e saj nuk ka çaluar diçka në vendimmarrjet e saj, pavarësisht natyrës së punës.

“Nuk besoj se nga ana ime ka çaluar diçka në vendimmarrjet e mia, absolutisht jo, për shkak të punës që bëja, për shkak të ngarkesës, për shkak të një produktiviteti në punën time, e cila ishte maksimale ne shkallën e lartë në çdo analizë vjetore e bënte kjo gjykatë”, tha ajo.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar Hoxhën me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kryejë 2 vite burg.

Ish-gjyqtarja ndodhet në paraburgim dhe çështjen e saj e ka dërguar në apelin e GJKKO.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME