Categories Kulture

Jelekët me ar të Beratit, vlera të trashëgimisë kulturore që u shpëtuan nga zhdukja

Kryeministri Edi Rama publikoi  disa foto të jelekëve tradicionalë të Beratit që ruhen në Muzeun Etnografik të qytetit. Kryeministri tha se disa nga vlerat e vërteta të trashëgimisë sonë kulturore u shpëtuan nga zhdukja dhe konservuan më së miri. “Mirëmëngjes dhe me këto xhevahire të ilakçinjve duarartë nga Muzeu Etnografik i Beratit, ku u shpëtuan nga zhdukja dhe konservuan më së miri, disa nga vlerat e vërteta të trashëgimisë sonë kulturore, ju uroj ditë të mbarë”, tha Rama. Jelekët me ar janë përdorur në masë si te femrat dhe te meshkujt. Copa e jelekut ka qenë kadife, ngjyra e referuar ka qenë e kuqe, vjollca dhe e kaltra. Jelekët me ar ishin të qëndisur në të gjithë sipërfaqen. Në Berat janë përdorur edhe jelekë cohe me ngjyre blu të qëndisur me gajtan të caktuar për gratë në moshë. Për femrat jelekët ishin kadife të qëndisur me fije mëndafshi, stolisur me rruaza dhe temina

   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME