Categories Lajme

Shënohen dhe 23 raste të reja, 26 po trajtohen…

Kurba e të infektuarve prej disa ditësh vijon të jetë e sheshtë, duke numëruar mbi 20 raste. Në 24 orët e fundit raportohen pozitive 23 raste të reja. Nga këta 19 prej tyre janë kontakte të rasteve të mëparshme ndërsa për 4 raste vijon hetimi epidemiologjik. Po keshtu në 24 orët e fundit janë testuar 21 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar pozitive 2 raste.

Shperndarja ne 24 oret e fundit –  Rezultatet kane dale nga testimi i 229 qytetarëve si të dyshuar të prekur me  Shpërndarja e rasteve të reja pozitive është:
16 raste janë identifikuar në Tiranë, 2 në Mat, 2 në Lushnje 1 në Durrës, 1 në Krujë, 1 në Librazhd Te shtruarit ne spital – Vihet re dhe shtim i pacientëve në spitalin infektiv, ndryshe nga mesi I majit kur dhe pati një rënie të numrit të pacientëve të shtruar në spital. “Sot në spitalin infektiv po trajtohen 26 pacientë. 4 janë në terapi intensive dhe një pacient i intubuar në gjendje të rëndë.” Nderkohe Në 24 orët e fundit janë shëruar 6 qytetarë, duke e çuar në 857 numrin e të shëruarve.

Totali – Deri tani numërohen 1 122 raste.  Nga fillimi i epidemisë janë kryer rreth 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1122 raste të konfirmuara, prej të cilëve aktualisht janë 232 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë. Vijojnë testimet serologjike edhe tek personeli shëndetësor. Deri tani janë mbi 1450 të testuar me një përqindje të përgjithshme pozitiviteti rreth 9%.

Apeli me rendesi- Në këtë situatë mbetet shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët zbatimi i masave të rekomanduara. Ndaj Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Kur kolliteni apo tështini përdorni shami letre ose këndin e brrylit dhe lani duart sa më shpesh. Evitoni ambientet e mbyllura dhe grumbullimet me shumë njerëz.
Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Statistika (30 Maj 2020) Testime totale   15950 Testime molekulare  14498 Testime serologjike 1452 Raste pozitive     1122 Raste të shëruara    857 Raste Aktive  232 Humbje jete         33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon: Tiranë           137 Durrës           39 Krujë             16 Shkodër       11 Kamëz            9 Mat                8 Lushnje          6 Berat              2 Fier                 2 Korçë              1 Librazhd         1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME