Categories Lajme

DW: Virologu i njohur gjerman thotë se në Gjermani ska një valë të dytë

Nga Deutsche Welle Meqënëse tani e kuptojmë më mirë virusin Corona, teorikisht një mbyllje për së dyti prej virusit mund të jetë e shmangshme, beson virologu i njohur Christian Drosten. Nga ana tjetër zbehen shpresat për një vaksinë.

Virologu i klinikës universitare të Berlinit Charité, Christian Drosten, u jep kurajo gjermanëve. Sipas tij, tani ka një mundësi teorike, që gjermanët t’i bëjnë ballë një vale të dytë të COVID-19, tha shkencëtari për revistën Spiegel. Tani e njohim më saktë virusin dhe dimë më mirë, se si përhapet ai. Sipas Drosten, kjo ndodh përmes pak të ashtuquajturish superspreader, pra të infektuar, që janë përgjegjës për shumë infeksione pasuese. Një zhvillim i tillë i infeksionit mund të kontrollohet më mirë. Drosten tërhoqi vëmendjen, se megjithatë mbetet e rëndësishme, që një përhapje e mundshme të konstatohet shpejt dhe të ndalet, duke i çuar në karantinë të gjithë personat e kontaktit pa u zvarritur dhe duke i testuar ata fillimisht. Por periudha e karantinës mund të pakësohet dukshëm. Këtej e tutje personat e kontaktit mund të kalojnë vetëm një javë në izolim, sepse periudha e inkubacionit dhe koha, në të cilën virusi përçohet tek njeriu, është më e shkurtër nga sa mendohej fillimisht, thotë Drosten.

Virologu nga Boni, Hendrik Streeck, gjithashtu nuk beson se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë Corona. Ai mendon, se mund të ketë herë pas here shpërthime lokale p.sh. në vjeshtë. Por ai nuk beson, se do të ketë një zhvillim infeksioni, që ta mbingarkojë sistemin e shëndetësisë, thotë për rrjetin e gazetave gjermane RND. Në thelb Streeck sheh shanse të mira për ta mbajtur virusin nën kontroll. Një ndër masat kyç për kufizimin e infeksioneve është ndalimi i eventeve me publik të zgjeruar. Si ar ma kryesore kundër vir usit Corona konsiderohet një vaksinë, për të cilën po punohet me intensitet në mbarë botën. Ndërkohë kanë nisur disa prova vaksinash tek njeriu, por vështirë që vaksina të dalë brenda këtij viti. Virologu Streeck dyshon në suksesin e shpejtë të përpjekjeve për gjetjen e vaksinës. Kundër HIV janë konstruktuar mbi 500 vaksina, por asnjëra nuk ka funksionuar. Duhet që të jemi të përgatitur edhe për mundësinë, që nuk mund të gjendet një vaksinë, sugjeron virologu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME