Categories Lajme

Jep dorëheqjen gjyqtarja e Apelit të Shkodrës

Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Marina Rraboshta ka dhënë dorëheqjen nga ky post.

Dorëheqja ka disa ditë që është paraqitur në gjykatën e Apelit në Shkodër dhe Këshillin e Lartë të Gjykatës por KLGJ nuk e ka pranuar ende dorëheqjen e gjyqtares Rraboshta. Këto ditë disa gjyqe që kanë patur për t’u gjykuar nga gjyqtarja Rraboshta janë shtyre për shkak të dorëheqjes së saj.

Ky është emri i katërt që largohet nga gjykata e apelit në Shkodër. Kryetari Fuat Vjerdha nuk arriti të kalojë Vettingun ashtu siç edhe Hajrie Muçmataj dhe Luan Dervishi ndërsa së fundmi Marina Rraboshta bëhet e katërta me dorëheqjen e saj.

Tashmë këto ditë pritet të dale përpara Vettingun kryetari aktual i Gjykatës së Apelit në Shkodër Astrit Kalaja i cili ka mbajtur edhe postin e zëvendës kryetarit deri para se të largohej kryetari Vjerdha.

Me katër gjyqtar të larguar gjykata e apelit në Shkodër mbetet me mangësi të mëdha dhe shumë procese gjyqësore që janë duke u shtyrë duke shtuar ngarkesën dhe duke sjellë vonesa në gjykimin e çështjeve që mbërrijnë kryesisht nga gjykatat e shkallës së parë të veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME