Categories Lajme

Jep dorëheqjen prokurorja e Shkodrës, KLP ne alarm: Ka rrethe me vetëm një prokuror

Prokurorja e Shkodrës Marjana Shtjefni ka vendosur të largohet nga sistemi i drejtësisë, duke paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili e ka shqyrtuar kërkesën në mbledhjen e fundit. Këshilli ka vendosur me shumicë votash mbarimin e statusit të magjistrales për prokuroren Shtjefni, pas kërkesës së saj që mban datën 19 dhjetor.

Ndryshe nga disa magjistratë të tjerë, prokurorja Shtjefni nuk figuron në asnjë prej listave me prokurorë dhe gjyqtarë të përzgjedhur me anë të shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi për t’ju nënshtruar Vetingut. Shtjefni ka ushtruar funksionin e prokurores nga viti 2002 deri në vitin 2017, kur ka marrë një leje prindërore dy vjeçare.Ndërkaq, gjatë mbledhjes së miratimit të përfundimit të statusit të magjistrales të Marjana Shtjefnit, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e prokurorëve në disa rrethe. Mungesë prokurorësh ka në Mat, Krujë, Gjirokastër dhe sidomos në Durrës, ku hapen çdo ditë mbi 30 çështje penale për përgjegjësinë njerëzore në pasojat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME