Categories Bota, Lajme

Jepte mësim online, grabitet live mësuesi

Një mësues në Brazil ka rënë pre e grabitjes në shtëpinë e tij teksa po jepte mësim online në “Zoom”. Grabitja ka ndodhur live dhe është parë nga nxënësit. Mësuesi 51-vjeçar Mario Candido Santos po fliste me nxënësit e tij kur 5 persona iu futën në apartament dhe filluan ta kërcënonin për të marrë para dhe sende me vlerë.

Ata kërcënuan edhe vajzën shtatzënë të mësuesit. 23-vjeçares i kishin lidhur duart dhe i kishin mbuluar kokën. Grabitësit nuk e dinin që gjithçka po transmetohet live. Policia braziliane i arrestoi 5 grabitësit. Tre prej tyre ishin minorenë. “Isha i tmerruar. Ata më sollën vajzën time shtatzënë dhe më thanë t’u tregoja ku janë paratë ose do ta lëndonin”, ka thënë mësuesi 51-vjeçar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME