Categories Lajme

Kursi i këmbimit gjatë javës/ Leku i qëndrueshëm ndaj valutave

Në tregun e këmbimit valutor vendas gjatë kësa jave të nëntorit, leku rujati pozita të qendrueshme në raport me monedhat e huaja, krahasuar me javën e fundit të muajit tetor 2020. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane gjatë 7 ditëve të kësaj jave shënoi luhatje të lehta të vlerës në këmbim me lekun duke e mbyllur ditën e shtunë në kuotën e 123.82 lekë kundrejt vlerës 123.88 lekë që ishte në fillim të javës.

Dollari amerikan është valuta që ka pësuar rënie më të fortë duke humbur 2 lekë në këto 7 ditë. Të hënën monedha e gjelbër këmbehej me 106.45 lekë ndërsa në fundjavë shënoi vlerën 104.47 lekë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, edhe paundi britanik nuk ka shënuar ndonjë lëvizje të rëndësishme të vlerës duke e nisur në datë 2 nëntor në vlerën e 137.5 lekë për ta mbyllur javën në nivelin e 137.3 lekë. Franga zvicerane gjithashtu pas disa luhatjeve të vogla të vlerës përgjatë kësaj jave e ka mbyllur fundjavën në kuotën e 115.99 lekë me një diferencë të lehtë kundrejt ditës së hënë që u këmbye me 116.01 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME