Categories Lajme

Jeta e emigrantit/ Nga drejtor shkolle e mësues matematike, murator në Itali!

Albert Kola një ish-drejtor shkolle në Shqipëri, tani punon si murator në Romë. Historinë e tij e rrëfeu në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, ku tregoi për rrugëtimin nga mësues, në drejtor, e më pas murator në vendin fqinj. Kola tregoi në Dritare TV, se për të emigrimi ka qenë një sakrificë që e ka bërë për fëmijët.

“Ka katër vjet që punoj në Romë. Punoj murator. Është një kantier i madh ku punojnë rreth 100 persona. Në Shqipëri kam punuar si mësues në ’85, pastaj 6 vjet kam punuar në Milano si punëtor krahu dhe pastaj bëra disa kurse për murator. Kam qenë mësues i ciklit të ulët.

Nga drejtor shkolle, murator në Itali!

Kam përfunduar universitetin për mësues i ciklit të ulët në ’85, pastaj jam emëruar mësues në shkollën 8- vjeçare Fier dhe kam dhënë matematikë për dy vjet. Kam punuar dy vjet dhe për motive pune drejtori që ishte shkoi në një kurs dhe u vendosa unë drejtori i shkollës për një vit.

Pastaj edhe tre vite të tjera kam qenë drejtor shkolle në një vend tjetër dhe më vonë jam emëruar përsëri mësues matematike në vendin ku kam lindur, 3 kilometër nga Rubiku. Me origjinë jam mirditor. Motivi që kam emigruar me gomone dy herë, e kam arritur. Kam shkolluar fëmijët. Unë jam babi i 5 fëmijëve. Vij nga një mentalitet i vjetër që donim dhe një djalë dhe kam 4 vajza një djalë. Djali ka lindur pas 9 vitesh pasi kisha sjellë familjen në Itali. Në kohën kur unë emigrova isha babai i 3 vajzave dhe kisha gruan shtatzënë, prindërit që jetonim me mua. Vendosa të emigroja për një të ardhme më të mirë. Nuk shikoja të ardhme në Shqipëri për fëmijët e mi, sepse ne prindërit kemi gjithmonë detyrime për fëmijët. Prindërit e mi kanë bërë maksimumin për mua dhe unë do bëj maksimumin për fëmijët e mi”, u shpreh Kola

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME