Categories Lajme

Jetimët nga fshati Gështenjas i Pogradecit bëhen me shtëpi, Fatma Naçi u ndryshon jetën

Stafi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ka udhëtuar në fshatin Gështenjas të Pogradecit, kësaj herë për t’i dhënë një lajm të mirë dy jetimeve. Vajzat i kanë surprizuar edhe me dhurata. Fillimisht Fatma dhe Meri dëgjuan rrëfimet e tyre. “Babit i kemi shërbyer deri në fund e ndihmonim për dializën.

Jeta pa babin është e vështirë, mungesën ia ndjejmë shumë, kam amanet nga babi që të kujdesem për mamin dhe motrën, merrnim Kempin e mamit nuk na dilnin ato para as për bukë, rroba të reja kemi blerë kur ishte babi gjallë, sot na i falin komshinjtë”,- thotë vajza. Pasi Fatma u tha të bënin gati valixhet me rrobat e reja, ata u nisën nga fshati Gështenjas. Familja u largua ballëlartë nga fshati. Por në rrugë e sipër Fatma u pagoi gjithë borxhet që familja kishte në dyqanet e fshatit.

Fatma Naci së bashku me Merin, bashkëshorten e Sidrit Bejlerit u kanë përcjellë gëzim vajzave duke u dhënë lajmin e madh se shqiptarët u kishin dhuruar një apartament të ri. Në apartamentin e ri vajzat sollën dhe fotografinë e babait të ndjerë.

“Ti Fjorela je e mrekullueshme, je një vajzë model që na frymëzon dhe meritoni gjithçka. Jemi shumë të lumtura që u shikojmë teksa ndriçoni. Ti mbaje një amanet të madh tani do i japësh forcë mamit dhe motrës tënde”, -i tha Fatma Fjorelës.“Jeta jonë tashmë ndryshoi, falenderoj xhaxhi Elvisin, Sidriti dhe gjithë shqiptarët që kontribuuan për ne”, -the Fjorela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME