Categories Lajme

Jo vetëm spanjollët, pronari në Porto Palermo dhunoi një tjetër familje tre ditë më parë (Foto))

Pas arrestimit të pronarit të Bar Restorant “Panorama” në Porto Palermo të Himarës për dhunimin e turistëve spanjollë, detaje të tjera kanë dalë në dritë në lidhje me mënyrën e dhunshme se ai i sillej me vizitorët. Albeu.com ka siguruar dëshminë e një tjetër vizitori në restorant “Panorama” në Porto Palermo, i cili thekson se ishin dhunuar nga Mihal Kokëdhima tre ditë më parë vetëm se kishin shkuar për t’u parë në detin që ndodhet pak metra larg biznesit të tij, por që trajtohet si plazh privat.

Bruno tregon se ishin ulur në plazh dhe po prisnin që të vinte kamarieri që të jepnin porosinë ose pagesën, por aty u vjen pronari i restorantit dhe ia hedh nënën nga shezlongu duke i fyer me fjalët më të pista. Në foton e mësipërme duket momenti kur pronari fyen pushuesit.

“U ulëm pranë një çadre duke pritur kamarierin për të paguar lekët dhe të jepnim porosinë, por na erdhi pronari i restorantit aty pranë dhe fillimisht hodhin nënën time nga shezlongu bashkë me peshqirin dhe sendet e saj pasta filloi të na bërtase dhe ulerasë. U trembëm shumë, megjithëse mund t’i përgjigjesha, por isha me familjen”, tregon Bruno për eksperiencën në këtë restorant. Turistët theksojnë në platforma të ndryshme online në lidhje me turizmin agresivitetin e pronarit të restorant “Panorama” si edhe mungesën e çmimeve dhe faturat tepër të kripura për peshkun, i cili jepet pa peshë dhe çmim fillestar sipas tyre.

Mihal Kokëdhima u arrestua sot nga policia pasi rrahu pesë turistët spanjollë që kishin shkuar për të ngrënë në restorantin e tij. Pas vonimit të porosisë ata kishin tentuar të largohen edhe prej shërbimit të keq, por u përballen me dhunën e pronarit të restorantit, i cili u nxorri edhe thikën duke i kërcënuar. Njëra prej turisteve sipas policisë është dëmtuar më tepër duke marrë mjekim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME