Categories Lajme

Johnson i merr gazetarit telefonin dhe e fut në xhep, refuzon të shohë foton e një djali të shtrirë në dyshemenë e spitalit

Një incident ka ndodhur në intevistën e kryeministrit Boris Johnson, me gazetarin e ITV News, Joe Pike. Gazetari i ka kërkuar kryeministrit britanik, të shohë dhe të komentojë një foto, të një djali të vogël të shtrirë në dyshemenë e një spitali, i cili nuk po merr trajtim në kohë.

Kryeministri ka refuzuar ta shohë foton, e ka marrë telefonin e gazetarit dhe e ka futur në xhep, por ky veprim nuk u pa në kamera. Sapo gazetari ka thënë se kryeministri nuk po përgjigjet dhe se i ka marrë telefonin, Johnson e ka nxjerrë telefonin nga xhepi, e ka parë fotografinë dhe i ka kërkuar falje familjes së këtij djali dhe të gjithë qytetarëve që nuk marrin shërbimin e duhur në spitale, por ka thënë se qeveria po e mbështet NHS-në (shërbimin shëndetësor).

Gjatë fushatës elektorale, për zgjedhjet e parakohshme që do të  mbahen në datën 12 dhjetor në Britani, debatet për sistemin shëndetësor kanë qenë të shumta dhe lideri i opozitës, Jeremy Corbyn, e ka akuzuar kryeministrin Johnson, se kërkon ta shesë shërbimin shëndetësor tek Trump dhe amerikanët, pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Europian. Këto akuza, kryeministri britanik i ka konsideruar si teori konspirative./TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME