Categories Lajme

Johnson njofton planin e masave lehtësuese: Shkollat mund të hapen në 1 Qershor

Kryeministri britanik Johnson në një komunikim për publikun ka njoftuar masat lehtësuese, në atë që cilësohet si “faza 2” e pandemisë. Kryeministri thotë kjo fazë ka të bëjë me rihapjen e dyqaneve dhe kthimin e mundshëm të nxënësve në shkolla më 1 Qershor. “Unë kam një plan të qartë për pandeminë, e cila është dhe më e mira për britanikët. Do të shikojmë që të mund të hapim shkollat më datë 1 qershor. Së shpejti do të jetë udhëzime për hapjen e transporteve. Së shpejti do të japim edhe udhëzimet për hapjen e dyqaneve. Do rikthejmë masat nëse virusi njeh shpërthime të reja”, tha Johnosn.

Johnson po ashtu ka deklaruar se karantinimi do të jetë i detyruar për të ardhurit nga jashtë. Pavarësisht lehtësimit të masave, kryeministri thotë se qeveria “nuk do të hezitojë të vërë frenat” nëse ka shpërthime të mëtejshme të virusit. Kryeministri u shpreh se duke nisur nga dita e hënë, ata që nuk mund të punojnë nga shtëpia, do të inkurajohen që të shkojnë në punë. Boris Johnson thotë se ka edhe më shumë për të bërë, duke theksuar se hapja do të jetë graduale dhe se masat po modifikohen. Johnson falënderoi përpjekjet deri më tani, duke vlerësuar “durimin” e qytetarëve të vendit. Mbretëria e Bashkuar “do të ndryshohet nga kjo përvojë”, thotë ai, por kryeministri beson se “ne mund të jemi më të fortë se kurrë më parë”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME