Categories Lajme

Nga nesër hapen klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Duke nisur nga nesër, 11 maj, shtohen 14 zona të gjelbërta, më konkretisht bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korçë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës, Kavajë dhe Vorë me të njëjtat rregulla.
Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetës brenda zonave të gjelbërta me automjet privat (duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njëjtës familje) deri në orën 21:00. Në lidhje me grumbullimet mbeten në fuqi rregullat se nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 5 veta, aktivitetet kulturore dhe sportive të çdo lloji dhe transporti publik si dhe njësitë ekonomike ende të mbyllura. Gjithashtu, duke nisur nga nesër, lejohen të ushtrojnë veprimtari sipas protokolleve strikte të sigurisë klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregtare.

Në lidhje me të riatdhesuarit, pas datës 11 maj të gjithë do të riatdhesohen në banesë.
Nëse kurba do të jetë e qëndrueshme, nga 18 maji hapen baret, restorantet, dhe lejohen stërvitjet individuale të sportistëve deri në orën 17:30. Gjithashtu do të fillojë zhvillimi i procesit mësimor dhe provimeve të maturës shtetërore sipas udhëzimeve dhe protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas ministres Manastirliu, nga 18 majit planifikohet të hapen nën rregulla rigoroze, muzetë, galeritë e arteve dhe sitet arkeologjike sipas protokolleve dhe udhëzimeve të miratuara.
Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet kulturore dhe sportive në ambientet e hapura dhe të mbyllura, grumbullimet me shumë se 5 persona në ambientet publike si dhe do të mbetet I mbyllur dhe transporti publik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME