Aktorja e famshme Angelina Jolie, është shprehur se për një vajzë nuk është e rëndësishmen çfarë vesh, por çfarë mendje ka. Gjithmonë mund të vishni fustan të bukur, por nuk ka rendësi dukja, nëse nuk keni një mendje të fuqishme, ka thënë Angelina Jolie
“Shpesh u them vajzave të mia se gjëja më e rëndësishme që ata mund të bëjnë është zhvillimi i mendjes së tyre. Ju gjithmonë mund të vishni një fustan të bukur, por nuk ka rëndësi çfarë vesh jashtë nëse mendja jote nuk është e fortë. Nuk ka asgjë më atraktive, madje mund të thuash magjepsëse, se sa një grua me një vullnet të pavarur dhe opinionet e saj” është shprehur Angelina Jolie.
Ky mesazh vjen pikërisht nga një prej grave më të bukura në botë, por njëkohësisht një aktiviste e të drejtave të grave. Aktorja është shprehet në intervistën e saj të fundit për revistën e famshme “ELLE”, e cila do të dalë në shtator të këtij viti. Një mesazh i bukur për të gjitha vajzat e reja në botë.
