Një pjatë me pasta që mbajnë aromë të paharruar, mund ta bëni shumë lehtë, ndër të tjerash kjo pjatë mund të shëndërohet në idenë perfekte për një drekë në fundjavë.
Përbërësit e nevojshëm:
5 salsiçe
500 gram makarona, preferohet të jenë penne
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 spec të kuq
1 spec të verdhë
1 spec të gjelbër
gjysmë qepe të grirë
1 paste domate
1 domate të grirë
Rigon
kripë
1 lugë çaji piper të zi
Mënyra e përgatitjes:
Zini makaronat duke ngrohur ujin me kripë në një tenxhere më të madhe. Kur uji të vlon, vendosni makaronat dhe lëreni të gatuaj 2 minuta më pak se sa shkruan në paketim. Kur të jetë gatuar, kalojini pastat dhe vendosni mënjanë.
Shtoni vajin e ullirit në tenxhere dhe skuqni salsiçet deri sa të bëhen të butë. Pastaj prisni ato në formë të rrumbullakët. Shtoni specat e copëtuar në vajin ku keni skuqur salsiçet dhe fërgoni së bashku për rreth 2 minuta. Shtoni domatet dhe qepët e copëtuara, përzieni së bashku, më pas shtoni kripë, piper dhe rigon. Ndërsa përzieni, shtoni gradualisht salsiçet. Lëreni të ziejë në një nxehtësi të ulët për rreth 10 minuta.
Shtoni makaronat në tenxhere, duke i përzier gradualisht derisa të kombinohen të gjithë përbërësit. Pastaj lëreni të gatuajnë edhe për pak kohë deri sa të bërë paste al dente. Shërbyer me parmixhan të grirë.
