Aktori Romeo Veshaj ka publikuar ditën e sotme një video në Instastory ku shihet një pjesë nga filmi “Kapedani”. Në pamje shihet kur aktori Albert Veria, në rolin e xha Sulos në këtë film thotë se është prishur dynjaja. “S’do mend, u prish dynjaja fare,”- thotë aktori në video.
Ky reagim ka ardhur disa orë pasi u publikuar videoja ku e dashura e Veshajt, këngëtarja Jonida Maliqi shfaqej në momente mjaft intime me kantautorin Flori Mumajesi. Në pamje shihet se si Maliqi kap nga të pasmet Florin, teksa të dy ndodhen në Paris.
