Categories Lajme

Kosovari në Gjermani shkatërron BMW-në e tij në aksident dhe ikën nga vendi i ngjarjes

Policët kanë ndaluar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”. Një kosovar, drejtues i një makine BMW, ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka “aterruar” në një rrëzë pylli në rrugën në mes të lokaliteteve Wohlen dhe  Bremgarten.

Kosovari 26-vjeçar, pas shkaktimit të aksidentit, ka ikur nga vendi i ngjarjes, duke lënë makinën e dëmtuar rëndë. Por, policët e kanë gjetur shkaktarin e aksidentit në vendbanimin e tij, shkruan “aargauer Zeitung”. Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm (25 dhjetor).

Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit. Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj. Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari. Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut, përcjell albinfo.ch. Policia Kantonale ia ka konfiskuar atij patentën e shoferit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME