Categories Lajme

‘Ju jam mirënjohëse, deri në lot’, Elia Zaharia thyen heshtjen pas sherrit me Princ Lekën

Elia Zaharia ka thyer heshtjen, ndërsa ka reaguar pas konfliktit fizik me Princ Lekën me të cilin është në proces divorci.

Në një mesazh në rrjetet sociale Elia ka shprehur falënderime për ata që e kanë mbështetur, sidomos aktorët, që kanë firmosur dhe një peticion, ku i kanë dalë në mbrojtje pas rastit që u publikua. Në media u publikuan pamjet ku shihej një sherr i dhunshëm mes ish-çiftit, të cilët kanë dhe një vajzë 3-vjeçare nga martesa e tyre.

“Miq dhe dashamirës! Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time!

U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulën dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenarë e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!”-shkruan Elia.

Ngjarja 

Ngjarja tronditëse dhe e paprecendentë në Pallatin mbretëror ndodhi javën e shkuar. Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia paditën njëri-tjetrin për dhunë. Situata u bë edhe më dramatike, kur u publikuan edhe pamjet e dhunës brenda pallatit. Vetëm dy ditë pas përplasjes fizike (5 mars) mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, Gjykata ka dhënë vendimin për të dyja palët.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Seanca u mbajt dje paradite ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia dhe babai i saj. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij.

Sipas informacioneve, gjykata nuk ka pajisur me urdhër babin e Elias, Gjergj Zaharinë. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Dëshmia e Princ Lekës

“Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’ rezidenca e familjes mbretërore nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time, të moshës 3- vjeçare, pasi me ishbashkëshorten, shtetasen Elia Zogu, jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e Administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen. Me pas, unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylen edhe kam gjetur vajzën time të vogël, Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit teë saj, babit të ishbashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia.

Në këtë moment, unë kam përqafuar vajzën time, dhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim, duke më thënë se ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës, dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente, situata ka agravuar. Shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur dhe më ka grisur xhupin, si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilin më ka goditur”, ka dëshmuar Princ Leka.

Nga ana tjetër, Elia Zaharia pretendoi se Princ Leka ishte i dhunshëm, e kapi nga duart dhe tentoi ta godiste. Aktorja është shprehur se ajo dhe i ati, Gjergj Zaharia, vetëm janë mbrojtur.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, ka deklaruar ajo.

Gjithashtu, edhe babai i aktores ka hedhur poshtë pretendimet e Princ Lekës, duke deklaruar se ishte ky i fundit që e dhunoi.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë jo të sulmoj një djalë të ri”, ka dëshmuar Gjergj Zaharia për policinë.

Në momentet që vetë Princi ka filmuar me celular, shfaqen pamjet kur Elia e qëllon dhe tërheq për xhakete, duke e akuzuar se ka qëlluar babanë e saj. Më pas, Elia e akuzon Princin se ka falsifikuar dokumentet e studimeve dhe se do e demaskonte.

“I ke gjuajtur babit tim, të prekësh ti me dorë babin tim. Do të të çoj në gjyq. Ti ke falsifikuar. I ke thënë shtetit shqiptar që ke shkollë, por në të vërtetë nuk ke. Ke vetëm 4 klasë shkollë”, dëgjohet Elia Zaharia në video.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME