Categories Lajme

Dëshmon 23-vjeçari që dyshohet se vrau bashkëkombësin e tij në Itali: Më sulmuan, qëllova për t’u vetëmbrojtur

Duket se krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kaluar (9 mars) në Frosinone të Italisë po merr një tjetër kthesë, kjo edhe pas dëshmisë së autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Mikea Zaka 23-vjeç i cili u vu në pranga.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i vrarë 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa të tre tjerë u plagosen dhe ndodhen në spital.

Policia italiane akuzon të riun shqiptar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tetnativë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, por dëshmia e të riu po ngre dyshime edhe për pista të tjerë.

Mikea Zaka thotë se me 27-vjeçarin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë:  “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME