Categories Lajme

U kap me arsenal armësh të sofistikuara, Luçiano Deraj nga fshati Babicë -Vlorë , “qep” gojën para gjykatës

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg” për shtetasin Luciano Deraj alias Albano Deraj. Ky i fundit u arrestua ditën e enjte në fshatin Babicë, ku në banesë ju gjend një arsenal i plotë armatimesh të ndryshme.

Luciano Deraj, u arrestua si pjesë e operacionit “Knock out 6” ku në të janë angazhuar krahas policisë së Vlorës dhe forcat Renea.

Seanca gjyqësore ka nisur në orën 11:00 të mesditës së kësaj të diele dhe është zhvilluar me dyer të mbyllura. Deraj mësohet se përgjatë seancës gjyqësore nuk ka folur fare, duke mos dhënë asnjë reagim, përveç pyetjeve të drejtuara nga relatores e kësaj seance.

Gjyqtarja e çështjes e cila ka dhënë vendimin ka qenë Lirza Sinollari. Ajo i ka cilësuar provat të mjaftueshme, arrestimin në flagrancë, për ta lënë Luciano Derajn në arrest me burg.

Mbi të rëndojnë një sërë veprash kriminale, por i dyshuar edhe në disa ngjarje të tjera kriminale si i përfshirë në qytet. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më tepër rreth përfshirjes së tij, apo grupit kriminal që ishte pjesë, në përfshirjen e tyre në aktivitetet kriminale të qytetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME