Categories Opinion

Ju tregoj Llonxhën… Një shkrim – realitet i shkruar me zemerim nga Roland Dine

Nga Ergys Alushi: Ju tregoj Llonxhën… Një shkrim – realitet i shkruar me zemerim nga Roland Dine. Zemërim të cilit i bashkohem pa i hequr asnjë presje.

Për lagjen më të vjetër të Vlorës, për lagjen e femijerise, për njerezit qe i kane dhene aq shume historise me vepra dhe personalitete të shquara në të gjitha fushat e jetës në Vlorë. Llonxha – getoja në Vlorën turistike. E dhimbshme, e padrejte, racizëm… Po, po, Racizëm, me plot gojën, sepse nuk shpjegohet ndryshe. Duhet të na vijë turp si vlonjat me Llonxhen tonë.

Nga Roland Dine

Ju tregoj Llonxhen…ashtu sic e kam bere edhe here tjeter, me dhimbje ne zemer e revolte ne shpirt. Ju tregoj Llonxhen…Llonxhen e dhimbjes, te vuajtjes, harreses, perbuzjes. Ju tregoj Llonxhen e periferise, kopjen me te keqe te shkelqimit te dikurshem. Ju tregoj Llonxhen e duruar, por qe zien ne zemeraten e vet.Te moshuar qe nuk gjejne qetesi, prinder qe rropaten  per te nxjerre buken e gojes, femije endrravrare qe nuk mbushin dot barkun me buke.

Nuk mjaftojne te gjitha keto, por duhet te jete dhe pa uje e aq me teper ne kete vape perveluese. Kjo sage vazhdon prej vitesh… Askush nuk merr pergjegjesi e askush nuk mban pergjegjesi. Drejtoria e ujesjellesit eshte shnderruar ne drejtori te ujembajtesit.

Bashkia nga institucion eshte shnderruar thjesht ne nje ndertese, duke humbur madje dhe bukurine e dikurshme. Eunuket e ujesjellesit shkojne me fatura ne dore per te vjele taksat e tarifat e nje sherbimi qe nuk egziston, madje me premtime tallese se jane duke punuar mbi nje projekt te ri . Skllever te pages se tyre qe , besojne cdo gje qe u thone shefat e tyre. Keta u besojne shefave te tjere… Nuk e kuptojne keta mjerane qe jane thjesht ” llonxhare” te tjere me pak me shume buke e uje.

Llonxha dhe Llonxhat jane kritika me e forte ndaj nje shoqerie te dale mendsh, qe triumfin me te madh te vet do te kete pendesen! Llonxha nuk kerkon meshire, kerkon drejtesi! Te gjithe keta kusare dhe uzurpatore qe kane ne dore per te cuar ujin, nuk do te gjejne uje per te lare duart prej mekatit te tyre dhe pesha e pushtetit do t’ju duket e rende sa bota! Me zemerim Roland Dine Sekretar i K.I

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME