Categories Lajme

Juristi i PD debat me Rusmalin për Vlorën: Je shembulli më i keq i intimidimit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) po zhvillon sot seancën për shqyrtimin e ankimimeve të opozitës për qarkun e Vlorës, ku ka pasur debate mes anëtarit Ilir Rusmali dhe avokatit të PD Marash Logu.

Rusmali u shpreh se avokati i PD formulon vetëm hipoteza dhe nuk provon me dokumente pretendimin e tij se 23 persona kanë votuar 60 herë. Ndërsa Logu duke iu referuar Rusmalit tha se ai është i anshëm dhe nuk ka tagrin për leksione etike dhe morali.

Debati: Rusmali: Nqs vihet me argumentin cila palë mund të sillet keq me anëtarët e trupës, mund të sillet pa edukatë, mund ti konfrontojë, mund ti kanosë, mund ti shajë.

Njerëzit që vijnë me këtë qëndrim nuk kanë kuptuar mënyrën se si funksionon shteti, drejtësia dhe ligji. Pyetjet unë nuk i bëjë për karshillik.

Pyetjet unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjit. Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për hipotezë, ne nuk na duhen hipoteza na duhen provat.

Hipoteza e ngritur nga z. Logu nuk formon provë. Provë formon vetëm fjalia, po dukumenti provon se 23 persona kanë votuar 60 herë. Z. Logu nuk e thotë sepse dokumenti nuk e provon. Për hilaritet mund të bëni shumë veprime dhe gjëra nga këto.

Logu: Për sa kohë personi që e bën leksionin është shembulli më i keq i sjelljes së keqe, intimidimit, kërcënimit, sharjes dhe mungesës së etikës…

Lako: Të lutem shumë…

Logu: Përse nuk e ndaluat personin tjetër, por më ndaloni mua. Edhe unë dua të flas për etikën, moralin, besoj se e bëj më mirë se z.Rusmali.

Një person që është e kundërta e asaj që na u prokalmua këtu, nuk e ka tagrin për të bërë leksione etike dhe morali. E kuptoj shumë mirë kur ka anëtarë që përpiqen tu shërbejnë argumenteve të njëanshme që kanë deklaruar më herët.

Kjo provë që kemi këtu është shumë e qartë. Është e zeza me të bardhë. Pra 23 zgjedhës kanë vendosur shenjat e gishtërinjve për të identifikuar 60 votues. A është kjo shkelje e ligjit?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME