Juventusi nuk ka arritur që ta mbajë epërsinë prej dy golave dhe në fund u pajtuan me një barazim ndaj Atletico Madridit.
Në ‘Wanda Metropolitano’ u zhvillua sonte ndeshja e parë mes Atleticos dhe Juventusit në kuadër të Grupit D në Ligën e Kampionëve. Kjo ndeshje dhuroi spektakël dhe momente dramatike, teksa në fund ndeshja përfundoi me rezultatin e barabartë 2-2.
Juan Cuadrado dhe Blaise Matuidi shënuan për t’i dhënë epërsinë mysafirëve, por vendasit nuk u dorëzuan dhe falë golave nga Stefan Savic dhe Hector Herrera arritën së paku një barazim nga kjo ndeshje. Pas ndeshjeve të para të zhvilluara, Lokomotiva e Moskës prin në Grupin D me 3 pikë. Pas tyre renditen Juventus dhe Atletico Madrid me nga 1 pikë, kurse Bayern Leverkusen ndodhet në pozitën e fundit me 0 pikë.