Categories Sport

Juventus e PSG ,marrëveshje për Kurzawa: Tuchel nuk e grumbullon: “Kam dhënë aprovimin”

Juventus është një hap nga blerja e Layvin Kurzawa, që do të mbërrijë nga Psg në një shkëmbim, me shumë plusvalencë, me De Sciglio. Kthesën vendimtare të tratativës e ka dhënë direkt tekniku i francezëve Tuchel. Gjermani i Psg nuk e ka grumbulluar Kurzawa për ndeshjen e kampionatit kundër Lille: “Situata nuk është e qartë. Kam dhënë aprovimin tim për shkëmbimin me De Sciglio e cështja është e hapur. Për këtë arsye nuk e kam grumbulluar”.

Për zyrtarizimin duhet pritur ende ndonjë ditë, por zgjedhja e Tuchel – e në këtë rast edhe e shoqërisë – për të bërë pa të në transfertën e Lillem është e qartë: Kurzawa mund të transferohet tek Juventus në shkëmbimin me De Sciglio. Vlerësimi për të dy është tek 25 milionë euro që, nëse konfirmohen, do të thotë plusvalencë e rëndësishme për bardhezinjtë. Situatë e ngjashme edhe për Edinson Cavani, një tjetër lojtar që ka kërkuar hapur shitjen në javët e ardhshme: “Vlen i njëjti diskutim – ka konfirmuar Tuchel -, është stërvitur por ka gjëra që duhen saktësuar. Nuk është gjë e vogël, duhet zgjidhur”. Matador kërkon të transferohet tek Atletico Madrid, sidomos pas ardhjes nën Kullën Eiffel të Mauro Icardi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME