Categories Sport

Juventusi i pafat në supersfidën ndaj Milanit, i infektohen dy lojtarët kryesorë

Pas Alex Sandro, edhe Juan Cuadrado ka rezultuar me Covid-19 te Juventusi dhe do të mungojë në sfidën e nesërme ndaj Milanit në “San Siro”. Problem për Juventusin dhe Pirlon sidomos në krahë, ku tashmë ka mbetur vetëm Danilo dhe do të duhet të luajë Frabotta në njërën anë.

Kujtojmë se “Zonja e Vjetër” nuk do të ketë në dispozicion as Alex Sandron dhe as Alvaro Moratan. Braziliani, i cili luajti në fitoren ndaj Udineses, ka rezultuar gjithashtu pozitiv me COVID-19. Spanjolli ka pësuar një lëndim muskulor në stërvitjet e të së shtunës dhe nuk luajti të dielën.

Ndërsa në krahun tjetër, Milani do të vuajë mungesat e Zlatan Ibrahimovic, Ismael Bennaceri, Matteo Gabbia e Alexis Saelemaekersi të cilët janë stërvitur veçuar nga skuadra. Sandro Tonali është i pezulluar pas kartonit të kuq ndaj Beneventos, ndërsa Juves i janë kthyer nga pezullimi Juan Cuadrado dhe Adrien Rabioti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME