Tre persona janë arrestuar për vjedhje, ndërsa hetimet ndaj tyre zgjatën për dy muaj. Në pranga përfunduan tre shqiptarë, të specializuar për vjedhjen e apartamenteve.
Grabitja e parë ndodhi në në Osimo më 9 dhjetor të vitit të kaluar në një shtëpi, ku vodhën një bizhuteri 300 euro. Mëngjesin e djeshëm, karabinierët zbatuan urdhër-arrestet e lëshuara, duke i akuzuar ata për gjashtë vjedhje të rënduara në shtëpi si dhe dy në tentativë, të kryera në Marche, një në provincën e Ankonës, tre në provincën e Macerata dhe dy në provincën e Pesaro.
Të gjitha grabitjet kishin karakteristika të përbashkëta, përfshirë periudhën kohore (ndërmjet 17 dhe 20), distancën e shkurtër të ecjes ndërmjet një shtëpie dhe një tjetre, hyrjen në shtëpi nga prapa, duke u ngjitur në katet më të larta nëpërmjet kangjellave dhe ulluqeve.
Pasi arrinin në ballkon, pasi thyenin xhamin e dritares ose vetë dritaren, kriminelët hynin në apartament për të mbyllur derën e hyrjes nga brenda, duke vendosur kolltuqe apo mobilje, për të vepruar në këtë mënyrë të pashqetësuar. Gjatë kontrolleve, si të automjeteve të përdorura prej tyre ashtu edhe të shtëpive, policia gjeti sendet e vjedhura si dhe mjetet e përshtatshme për të kryer grabitjet. Të njëjtët të dyshuar janë raportuar për 43 vjedhje të tjera të kryera në provincat Pesaro-Urbino, Rimini, Ravenna dhe Forlì, për të cilat prokurorët kompetentë po procedojnë.