Categories Lajme

Ka pen duke këmbyer Eurot, “Ulëza” vë në pranga dy persona

Dy persona rane ne pranga ne operacionin policor te koduar “Ulëza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Autorët u kapën në flagrancë gjatë shkëmbimit të një shume eurosh dhe lekësh, të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Policia njoftoi se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, pas 6 muajsh hetime, të ndjekura me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë finalizuar operacionin policor “Ulëza”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve R. T., 32 vjeç dhe N. T., 33 vjeç, banues në Ulëz, Mat.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. Ll, 29 vjeç, banues në Baz, Mat.

Si rezultat i ndjekjes së këtyre procedimeve me teknika speciale prej 6 muaj, më datë 11.11.2019, në afërsi të shkollës së mesme të Njësisë Administrative Baz, këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në momentin që po shkëmbenin një sasi lekësh me njëri-tjetrin, e cila dyshohet se është përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa rasteve të tentativës për të kultivuar bimë narkotike në zonat malore të njësive administrative Ulëz dhe Baz, të cilat janë asgjësuar më parë nga Policia gjatë kontrolleve të territorit. Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 6 400 euro, 24 100 lekë, 45 gram lëndë narkotike, 1 orë dore dhe 1 aparat celular.

Policia e Matit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, po punon intensivisht për arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME