Categories Lajme

Gara për Gjykatën e Lartë, kualifikohen 3 kandidatët e parë

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbyll fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve për Gjykatën e Lartë. Nga 8 kandidatë që u përzgjodhën në mbledhjen e kaluar vetëm tre prej tyre kanë fituar të drejtën për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë. Ata Janë Ervin Pupe, profesor i të Drejtës Civile, Ilir Panda, ish nënkryetar i KLD-së dhe Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Po në mbledhjen e sotme Këshilli, pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi skualifikimin e kandidatit F.D. Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli pasi verifikoi kushtet dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, vendosi të kualifikoi kandidatin Hazbi Balliu.

Ndërkohë sot Këshilli pasi u njoh me rezultatet e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për në Formimin Fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, për kandidatin E.Q., Këshilli vendosi skualifikimin e tij.  Kandidati ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, brenda 5 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjithashtu, Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në kërkesat e gjykatave të ndryshme vendosi caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta.

Aktualisht Gjykata e Lartë është jashtë funksionit pasi ka mbetur vetëm me një anëtar, gjyqtarin Ardian Dvorani. Numri i dosjeve në pritje për shqyrtim ka shkuar në rreth 33 mijë. Plotësimi me tre anëtarë i Gjykatës së Lartë, do t’i hapë rrugën, shqyrtimit të masave të sigurisë. Pas kësaj faze, KLGJ duhet të hartojë projektrregulloren me kriteret për të plotësuar Gjykatën e Lartë me 15 gjyqtarë nga 19 anëtarë që kjo gjykatë ka në total.

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi skualifikimin nga gara për 14 nga 22 kandidatët për Gjykatën e Lartë. Kandidatët garonin për 3 vendet vakante në Gjykatën supreme dhe ishin nga radhët e anëtarëve jo gjyqtarë. Relatorët miratuan 8 kandidatë dhe përjashtuan 14 të tjerë për mosplotësim të kriterëve të kandidimit.  8 kandidatët e kualifikuar ishin Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Theodhori Sollaku, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda, Rezarta Melo, dhe Ardita Buna Alsula. Por pas nënshtrimit të fazës së dytë, mbetën vetëm 3 kandidatët e mësipërm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME