Categories Lifestyle

Avokado zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2

Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti, është zbuluar një përbërës yndyror në avokado që forcon efektin dhe funksionimin e insulinës në organizëm.

Sipas “MedicalNews”avokadot janë një ndër ushqimet më të shëndetshme e me shumë vlera ushqimore. Një studim i bërë nga universiteti “Guelph”, në Kanada ka treguar se avokado mund ta zvogëlojë dukshëm rrezikun e diabetit të tipit 2. Personat me diabetin e tipit 2 vuajnë nga mosprodhimi i sasisë së duhur të insulinës. Molekula yndyrore është quajtur avocatin B, ose AvoB. Për studimin, u ushqyen minj me një dietë të  artë yndyrore për 8 javë për të promovuar trashje dhe rezistencë ndaj insulinës.

 

Pastaj, ekipi shtoi AvoB në dietën e gjysmës së minjve për 5 javët e ardhshme. Në fund të 13 javëve, minjtë që kishin hyrë në AvoB kishin fituar peshë në një ritëm më të ngadaltë se sa homologët e tyre dhe ndjeshmëria e tyre ndaj insulinës ishte rritur.

Studiuesit thanë se AvoB ka punuar kundër oksidimit jo të plotë të acidit yndyror mitohondrial në muskulin skeletik dhe pankreasit, duke siguruar oksidimin e plotë të yndyrave dhe duke çuar kështu në përmirësimin e tolerancës dhe përdorimit të glukozës, duke rritur ndjeshmërinë ndaj insulinës së brejtësve. Studiuesit i këshillojnë të gjithë e jo vetëm diabetikët që të konsumojnë sa më shumë avokado.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME