Categories Lajme

500 kontrolle nga ”Task-Forca”, ndëshkon 160 shoferë

160 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga ”Task-Forca” e Transportit Rrugor për shkak se nuk kanë respektuar limitin e peshës për automjetet e tonazhit të rëndë ose kanë shfaqur probleme teknike të automjetit. ”Task-Forca”, që nga fillimi i këtij aksioni në muajin shtator e deri më tani, janë kryer rreth 500 kontrolle nga makina e lëvizshme dhe më shumë se 1/3 e tyre kanë rezultuar në shkelje.

Pajisja e lëvizshme e kontrollit teknik dhe peshorja, sipas ”Task-Forcës” Rrugore po lehtëson ndjeshëm në identifikimin e drejtuesve që udhëtojnë me automjet jashtë kushteve teknike të parashikuara. Aktualisht makina lëvizëse është në qytetin e Shkodrës. Për të gjithë drejtuesit e gjetur me shkelje janë marrë masa ndëshkuese, me gjoba që varjojnë nga 10 mijë lekë deri në 100 mijë lekë. Pas vendosjes së gjobës, subjektet kanë të drejtë të ankimojnë vendimin te Komisioni i vlerësimit të gjobave i cili vendos për masën e penalitetit.

Aksioni filloi më 1 shtator 2019 dhe do të shtrihet në të gjithë territorin, ende nuk është vendosur sa muaj do të zgjasë. Qëllimi i kësaj nisme është rritja e sigurisë rrugore sidomos për automjetet e transportit publik dhe tonazhit të rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME