Categories Lifestyle

Studimi: Bimët brenda në shtëpi nuk e pastrojnë ajrin

Nëse mendoni se bimët që mbani në shtëpi mundësojnë pastrimin e ajrit jeni duke gabuar. Ekzistojnë dy mite në lidhje me mbajtjen e bimëve në hapësira të brendshme, njëra është që ju  merrni më shumë oksigjen nga një bimë shtëpiake dhe tjetri është se bima ndihmon në pastrimin e ajrit. Por rezulton se asnjëra nuk është e vërtetë. Një studim i publikuar këtë javë në gazetën e “Shkencë & Epidemiologji e Mjediseve” ‘shkatërroi’ mitet duke analizuar 12 studime mbi këtë temë gjatë 30 viteve të fundit.

Ekspertë morën një bimë në vazo dhe e  vendosën në një dhomë të vogël, ku do të injektonin një përbërës organik të paqëndrueshëm (VOC). Më pas ata panë që bima do të kalbej me kalimin e kohës.   Kjo ndodhte në dhomë, por janë mikrobet që thithin përbërësin organik, jo vetë bimën.

“Ventilimi modern kujdeset më shumë pastrimin për ne, kështu që do të duheshin 10 bimë për çdo metër katror që të vërehej një ndryshim”, tha Waring për CNN. U zbulua se përbërësi organik nuk ishte hequr fare nga bimët, do të thotë që nuk është lëshuar fare në ajër.

Ndërsa për sa i përket mitit të parë, që ju merrni më shumë oksigjen me një shtëpi të vogël, ekspertët thanë  se ventilimi siguron ajër të vazhdueshëm nga jashtë dhe  mungesa e oksigjenit nuk do të ishte asnjëherë problem. Sidoqoftë, bimët janë pozitive, pasi krijojnë përfitime psikologjike dhe janë të këndshme për t’u patur përreth nesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME