Categories Teknologji

Ka vetëm 700 kilogram, por është supermakinë sportive (Video)

Prodhuesi holandez i veturave sportive, Donkervoort me rastin e datëlindjes së 70-ë të themeluesit të kësaj kompanie, Joop Donkervoort, prezanton versionin e ri JD70 të modelit të vet me dy ulëse – D8 GTO.

D8 GTO JD70 vjen me motor të Audit, 2.5-litër Turbo me pesë cilindra i përforcuar në 309 kW/421 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky model i ri shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë mund ta arrijë për 2,78 sekonda.

Gjithashtu, modeli i ri vjen me pjesën e përparme të modifikuar, amortizatorët e modifikuar, dizajn të ri të rrotave, si dhe bateri më të lehtë dhe ulëse më të lehta nga fibra të karbonit. Duhet theksuar se pesha e JD70, i cili ka sistemin e tërheqjes me rrotat e pasme, është më pak se 700 kilogramë, falë përdorimit të fibrave të karbonit.

Donkervoort, po ashtu, planifikon që D8 GTO JD70 ta prodhojë në seri të kufizuar prej vetëm 70 njësi. Sa i përket çmimit, JD70 kushton 163,636.36 euro (pa tatim). Porositë kompania tashmë ka filluar t’i pranojë, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë në pranverë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME