Categories Lifestyle

Ndjellin mjerim dhe fatkeqësi, këto gjëra kurrë mos i ruani nën krevat!

Propaganduesit e fengshui-t besojnë që të gjitha me vete sjellin energji të caktuara Vendi në të cilin i vendosni gjërat gjithashtu mund të sjellin atmosferë pozitive apo negative në shtëpi

Çdo gjë e ka vendin e caktuar në të cilin duhen të gjenden, mirëpo disave gjërave nuk u është vendi në shtëpi. Nëse nën krevat i vendosni, duhet menjëherë t’ua ndërroni vendin. Disa sende me vete sjellin energji negative dhe ndikojnë kur flemë gjumë. Është e qartë që në krevat kalojmë mjaft kohë, andaj në afërsi të tij nuk dëshirojmë kurrfarë vibracione të këqija.

Gjërat të cilat zgjojnë kujtime të këqija

Nëse ju asociojnë në gjëra të këqija, vazhdimisht do të krijojnë energji të keqe në shtëpinë tuaj. Dhuratat dhe fotografitë e ish-partnerëve apo ish-miqve Këto gjëra vazhdimisht na detyrojnë të mendojmë për të kaluarën dhe për të cilat do të duhej ta kishim marrë veten. Pra, nëse dëshironi që të liroheni nga shpirtrat e së kaluarës, largoni dhuratat e panevojshme.

Gardëroba e vjetruar, e ndotur dhe këpucët

Shumica vështirë lirohen nga gjërat e vjetra, andaj u gjejnë ndonjë vend në të cilat ato qëndrojnë gjatë. Nëse ngurroni dhe nuk dëshironi t’i hiqni qafe gjërat e vjetra, ruani në ndonjë vend tjetër, por kurrë nën krevat, sepse ndjellin mjerim.

Bimët e thara

Rreth krevatit në të cilin flini gjumë assesi nuk bën të gjenden lule të thara dhe të vyshkura. Ato, sipas besimit, ndjellin shëndet të keq.

Objektet e dëmtuara dhe të thyera Gjërat e këtilla ndjellin fat të keq. Objekteve të tilla nuk u është vendi nën krevat, por as në shtëpi.

Aparatet teknike të vjetra dhe të prishura Na është mirë e njohur situata kur në vend që ta hedhim poshtë telefonin e prishur, kryesisht e ruajmë duke menduar se ndoshta ndonjëherë do të na duhet sërish, edhe pse kurrë nuk do të kemi nevojë për të. Aparatet e tilla kryesisht përfundojnë në kuti, madje nën krevat. Gjërat e tilla ndjellin energji të keqe dhe humor të keq.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME