Categories Lajme

Kadastra e Vlorës boshatiset/ Bazat materiale nisen me kamion drejt Tiranës

Forca të Policisë së Shtetit, kanë mbërritur sot pranë ambienteve të Kadastrës së Vlorës, ku po kryhet paketimi i të gjithë dokumentacionit të hipotekës, me qëllim transferimin e tij drejt Tiranës.

Sipas burimeve, kjo lëvizje vjen pas përçarjeve të brendshme mes punonjësve të institucionit. Si pasojë, është vendosur që dosjet dhe baza materiale të transferohen në Tiranë për veprime të mëtejshme. Disa prej punonjësve pritet të transferohen, ndërsa të tjerë mund të japin dorëheqjen.

Burime brenda institucionit bëjnë me dije se disa punonjës, ndoshta për shkak të kërcënimeve apo detyrimeve të tjera, janë detyruar të pranojnë kushtet e zhvendosjes. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, baza materiale dhe dosjet e Kadastrës së Vlorës kanë nisur të transportohen drejt Tiranës. Procesi po zhvillohet nën shoqërimin e forcave të Policisë, ndërsa dokumentacioni po ngarkohet në një kamion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME