Categories Lajme

Kadastra e Vlorës nuk gjen paqe, dorëhiqen drejtuesit e rinj

Hipoteka e Vlorës nuk gjen qetësi. Brenda pak ditësh janë larguar dy drejtorë duke bërë kështu që ky institucion të përfundojë në kolaps total dhe shumë qytetarë tani do detyrohen të presin pas dyerve në kërkim të një zgjidhjeje. Ditën e sotme në këtë institucion pati dy largime kryesore. Bëhet fjalë për drejtoreshën e emëruar me 19 shtator, Elona Hodaj dhe zv.drejtori i Hipotekës, Krenar Xhemali.

Me të marrë detyrën, Elona Hodaj e nisi punën me dy urdhra të fortë për punonjësit e kadastrës. Ajo kërkoi prej tyre që të shqyrtohen dosjet e vjetra, ndërsa urdhri i dytë lidhej me pengimin e fluksit të hyrje-daljeve të personave të ndryshëm brenda këtij institucion.

Por duket se beteja e saj ka mbetur në letër pasi sot dhe dorëheqjen së bashku me zv.drejtorin. Qytetarët e Vlorës kanë hedhur vazhdimisht akuza në drejtim të Hipotekës, ndërsa ka pasur raste, kur ata i janë drejtuar për ndihmë edhe kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME