Categories Lifestyle

Kafja më e shtrenjtë në botë

Kafeja Geisha, rritet në rajonin verior të Panamasë, Boquete dhe konsiderohet më e shtrenjta në botë. Në 2019, kafeja theu të gjitha rekordet duke u shitur për 1029 dollarë për gjysmë kilogrami në një ankand. Ndërkohë që cdo vit, ajo tërheq gjithnjë e më shumë blerës të pasionuar pas kafesë, nga çdo cep i botës, madje deri nga Koreja e Jugut.Në një copë toke që ndodhet 1800 metra mbi nivelin e detit, rriten kokrrat e kafesë që iu shitën një shtëpie japoneze për shumën rekord vitin e kaluar, në një ankand virtual që prodhuesit e kafesë organizojnë cdo vit. Sipas organizatorëve, një sasi e tillë parash nuk ishte ofruar asnjëherë më parë.

Sipas prodhuesve të kafesë Geisha është një varietet shumë ekzotik që dallon shumë nga varietetet e tjera që rriten në botë. Madje, organet e specializuara në vlerësimin e kafesë, e shpalli geishën kafenë më të mirë në botë në 2019 duke e renditur atë para varieteteve të ardhura nga Kenia, Kolumbia dhe Kosta rika. Në vitet e fundit, eksporti i kafesë nga Panamaja ka zënë një volum prej 212 milionë dollarësh ose 0.4 për qind të produktit të brendshëm bruto. Edhe pse vendi është një eksportues i vogël i kafesë, krahasuar me brazilin apo kolumbinë, ai ka mundur të depërtojë në tregjet luksoze të Japonisë, kinës, tajvanit, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Bota e kafesë po evoluon – thonë ekspertët. 50 vite më parë, kafeja konsiderohej dicka e rëndomtë dhe njerëzit nuk i kushtonin shumë vëmendje karakteristikave dhe shijes. Por 20-25 vitet e fundit, ka një mënyrë të re se si shihet kafeja dhe tani ajo ka filluar madje të konsiderohet edhe si një produkt luksoz./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME