Categories Lajme

Kakavijë /Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, gjenden dhe sekuestrohen 22 850 euro

Kakavijë / Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas masave të ndërmarra për menaxhimin e fluksit të shtuar në hyrje/dalje, gjatë sezonit turistik, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive.

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, gjenden dhe sekuestrohen 22 850 euro, procedohet në gjendje të lirë një shtetase greke.

Bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me të cilin udhëtonte shtetasja Th. V. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e shtetases Th. V., u gjetën 22 850 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 55-vjeçarja nuk e kishte deklaruar këtë shumë sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Th. V., 55 vjeçe, banuese në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME