Categories Lajme

Kalabrezët shtrihen rrugëve në prótestë: Jemi kundër 13 emigrantëve me koróna (VIDEO)

Një protestë e fortë qytetare ka shpërthyer në komunën Amantea të Kalabrisë kundër mbërritjes së 13 emigrantëve pozitiv më koronavirus, të cilët janë strehuar në një ndërtesë të vënë në dispozicon nga autoritetet lokale. 13 emigrantët e infektuar nga Covid-19 kishin mbërritur pak orë më parë me një anije me 70 emigrantë në komunën Roçella Jonke të Kalabrisë.

Tamponet vërtetuan se 28 prej tyre, 5 prej të cilëve minorenë, janë pozitivë nga koronavirus e me udhër të autoriteteve shëndetësor 13 emigrantë pozitivë u spostuan për t’u mbajtur nën mbikqyrje në qytezën bregdetare të Amanteas. Ky fakt ka shkaktuar regimin e banoërve të Amanteas, të cilët kanë bllokuar rrugët kryesore me kërkesën e largimit nga territori i tyre i emigrantëve pozitivë.

“Nuk protestojmë për faktin se janë emigrantë klandestinë, por motivi i protestës sonë është se jemi një qytezë turistike, buzë detit në pritje të pushuesve e që deri tani nuk kemi pasur raste të infektuarish me koronavirus. Sjellja e personave të sëmurë më Covid në territorin tonë do të dëmtojë turizmin i cili është sektori bazë me të cilin jetojnë shumë prej nesh. Me futjen në territorin tonë të personave të infektuar do të vijë largimi ose moskonfirmimi i familjeve që kishin prenotuar për të kaluar pushimet në Amantea” thonë banorët.

Sipërmarrës e pronarë biznesesh i janë bashkuar protestës. “Emergjenca globale shkaktoi një dëm të madh ekonomik e ky fakt thellon dëmin ekonomik në qytetin tonë. Njerëzit janë të trembur nga pandemia dhe ata që kishin prenotuar për të kaluar pushimet gjatë muajit gusht në Amantea do të mendohen disa herë para se të vijnë ose do të anulojnë pushimet e do shkojnë diku tjetër”, thonë ata. Guvernatorja e rajonit të Kalabrisë Jole Santelli i ka dërguar një letër kryeministrit Giuseppe Conte. “Situata në Amantea është eksplozive, shkruan ajo. “Për muaj kemi luftuar koronavirusin me sakrifica të mëdha ekonomike e sociale. Por tani përballë kësaj indiference ndaj zbarkimeve të pakontrolluara, këto sakrifica të bëra nga kalabrezët e italianët rrezikojnë të shkojnë dëm.

Situata po bëhet eksplozive në Amantea e nëse qeveria nuk jep një përgjigje të shpejtë do të ushtroj të gjithë fuqinë time administrative për emergjencën shëndetësore, duke bllokuar të gjitha zbarkimet e emigrantëve në brigjet kalabreze. E bëj për të mbrojtur kalabrezët e italianët që kanë vendosur që të kalojnë pushimet në Kalabri.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME