Categories Covid-19, Lajme

Kalo mesazh kolegëve: Kujdes me përdorimin e pavend të antibiotikëve

Duke marrë shkas nga rritja e rasteve me COVID si pasojë e përhapjes së variantit Delta, mjeku i njohur infeksionit, Tritan Kalo shprehet se vaksinimi dhe imunizimi natyral, së bashku me rindezjen e motorit të fikur të vetëndërgjegjësimit, do të ndihmojë në kapërcimin e koronavirusit. Në një postim në “Facebook”, Kalo këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm me përdorimin e antibiotikëve.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane…..6.09.2021…Një javë të mbarë pëju miq, të afërm, kolegë e bashkëkombas….Nga observimet epidemiologjiko-kliniko-biologjiko-imazherike të të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19, qartazi shihet se varianti Alpha i tij ende prek jo pak të sëmurë, krahas përhapjes “si vaji në lakra” të variantit Delta apo varianteve të tjera të këtij virusi jetëlëndues e jetëmarrës….

Shtimi i numurit të të sëmurëve në popullatën e gjërë sidomos në ata ende të pavaksinuar, mundet t’i vihet si barrë variantit Delta që po dominon tablonë epidemiologjike të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, POR agresiviteti në ecurinë dhe në përfundimin fatal të shumë të sëmurëve këto javët e fundit, qartazi lidhet me “një rizgjim” të aktivitetit dhe lëndimeve të shkaktuara nga variantet e mëparëshme të këtij virusi…KURRË nuk duhen nënvlerësuar MASAT e treguara të vlefshme ndër shekuj, në paksimin e mundësisë së përhapjes së viruseve aerogenë MHD (Maskë në mjediset e mbyllura e të mbipopulluara, Higjenë personale e kolektive si dhe Distancim fizik aty dhe kur është e mundëshme të realizohet ai)….

Vaksinimi në ndihmesë të masave të mësipërme dhe IMUNIZIMI NATYRAL pas kalimit të Covid-19, së bashku me masat e mësipërme si dhe me rindezjen e motorit të fikur të VETNDËRGJEGJËSIMIT, me siguri do na ndihmojë në kapërcimin e kësaj pengese të re në udhën e fitimit të betejës me “këtë armik të padukshëm”….KUJDES kolegë mjekë apo farmacistë me përdorimin e parakohshëm ose të pavend të Antibiotikëve dhe Kortikoideve, shpesh në doza të larta dhe kohëzgjatje marramendëse….

Përpos Antibiorezistencës së mikroorganizmave qarkulluese, të cilat mundet t’i mbivendosen një infeksioni viral si Sars-Cov2/Covid-19 ose Virozave të tjera stinore, të nxitur nga përdorimi vënd e pavënd i Antibakterialëve/Antibiotikëve, një ROL NEGATIV në përgjigjen imunitare të organizmizt ndaj kësaj “flame mbarëbotërore”, po luajnë dhënia e dozave të larta (mbi 1 mg për kilogrampeshë të cilat janë doza imunosupresore) të Kortikoideve, qysh me dyshimin e infeksionit në fjalë dhe në kohëzgjatje të pa justifikueshme…..

Studimi i fundit i ISHP-së qartazi shprehet se :”Nga 1500 të sëmurët e përfshirë në studim vetëm 54% e tyre kanë krijuar Imunitet pas kalimit të Covid-19, pikërisht për shkak të përdorimit të kortikoideve me doza të larta, që në fillimet e sëmundjes.” (Dr. B. Malaj e bashkp.),,,,,

KURRË nuk është vonë të nxjerim mësime nga gabimet e mundëshme të bëra në përballjen me Pandeminë e Sars-Cov2/Covid-19…..DËGJONI më me kujdes këshillat e profesionistëve të fushës, dhe më pak vesh e mëndjehapur ndaj GJILLOLLOGËVE, të cilët fatkeqsisht po gëlojnë shumë këto muajt e Pandemisë….

Vjeshta e vonë dhe Dimri do “hedhin në tregun e virozave të stinës” viruse të tjerë respiratorë sidomos viruset e Gripit stinor, të cilët edhe ato do shkaktojnë jetëlëndimet dhe jetëmarrjet e tyre…. ANDAJ masat për paksimimin e mundësisë së përhapjes së Sars-Cov2/Covid-19: VETNDËRGJEGJSIM, MHD, VAKSINIM (ndaj Gripit në këtë rast, përpos vaksinimit ndaj Sars-Cov2), do jenë po aq të dobishme edhe ndaj këtyre virozave stinore….

NE të gjithë ishim, jemi dhe do të vijojmë të jemi si kurdoherë këtu në vijën e parë të përballjes me virusin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-Cov2/Covid-19….. Përkujdesi, Puna dhe Profesionalizmi ynë do të jenë gjithmonë në Shërbimin tuaj….. Together forever!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME