Categories Lajme

Kalo thirrje Ramës: Në Tiranë, të lejohet lëvizja deri në 21:00

Si një anëtar i Komitetit Teknik, mjeku Tritan Kalo thotë se është i vetëdijshëm që njerëzit vijojnë të lëvizin edhe përtej orës 17:30 që është vendosur nga qeveria, prandaj ai shprehet se edhe Tirana të funksionojë si në zonat e gjelbra ku lëvizja të jetë deri në orën 21:00.

Ai thotë se vetëndërgjegjësimi do të vijë vetë. “Oraret janë vendosur, por njerëzit janë në rrugë. Shpërfillja tregon që këto masa drastike të vendosura kanë një mundësi që e kalojnë kufirin e logjikës. Njerëzit janë deri në 21:00 zakonisht jashtë. Do të jetë shumë praktike që të ligjërohet që deri në 9:00 të darkës njerëzit të qarkullojnë lirshëm, se nuk kontrollohet dot kjo Tiranë.

Nuk mund të ketë individ që të survejojnë çdo derë, çdo pallat.  Por vetëndërgjegjësimi, edhe pse çalon, do të bëhet se detyrimisht do të edukohen. Ai që ka pasur kontakt me sëmundjen do jenë informatorët më të mirë, propagandistët më të mirë për të bindur të tjerët që nuk është më shaka”,-tha për ”report tv”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME