Categories Lajme

Qytetarja denonncon situatën me pakot ushqimore të Bashkisë Tiranë

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të mërkurë denoncimin e një zonje nga Tirana për mashtrimin me pakot ushqimore të shpërndara nga Bashkia e Tiranës. Znj. Sofije Gerbeti ka kërkuar ndihmë pasi është gjendur në një moment të vështirë nga situata e krijuar nga koronavirusi.

Ajo është banore e Njësisë administrative nr. 9 por shtëpia me qira ku ajo jeton është në njësinë 8, ku kjo e fundit i ka thënë se pakon mund ta marrë aty. Gerbeti: Aplikova tek zyra e bashkëqeverisjes për një paketë ushqimore, pasi për momentin kam pasur nevojë. Mu përgjigj pozitivisht fillimisht zyra dhe më ka thënë do ta shqyrtojmë çështjen tënde dhe askush nuk erdhi.

Por kur ajo shkoi tek njësia, punonjësja i tha se nuk ka emër të regjistruar për përfitimin e pakos ushqimore. Ajo thotë se njësia 9 ja ka dhënë pakon. Emisioni “BOOM” shkoi tek njësia 8 për të marrë sqarim. Gazetarja: Po nuk i kanë dhënë pra, e kanë deleguar tek njësia 8. Punonjësja e Njësisë Administrative nr.8: I kanë dhënë se e kanë me procesverbal. Njësia 9 i ka çuar pako zonjës.Gazetarja: Po na nxirrni firmën që e ka marrë.Punonjësja e Njësisë Administrative nr.8: Të lutem nuk është e njësisë sime dhe nuk ka kontaktuar me mua. Je e njësisë 9 shko sqarohu atje. Më pas, sëbashku me zonjën, “BOOM” iu drejtua zyrës së njësisë nr. 9.

Denoncuesja: Më fal, Njësia 9 me ka thënë që do ju a dërgojmë tek njësia 8, njësia 8 më ka marrë në telefon më ka thënë hajde merre pakon dhe s`më kanë dhënë asnjë pako, prandaj jam duke ju kërkuar llogari. Kush gënjen? Punonjësja e Njësisë Administrative nr.8: Jam duke të pyetyr a ke marrë nga njësia 9? Denoncuesja: Absolutisht jo moj zonjë. Njësia 9 përmes një komunikimi me telefon herën e parë ka pranuar që pakoja është nisur në njësinë 8, ndërsa herën e dytë na thotë që pakoja është dhënë nga njësia 9 për zonjën Gerbeti, ndërkohë qytetarja nuk e ka marrë.

Në përfundim, na thonë se zonja nuk e ka tërhequr. Ndoshta dikush e ka tërhequr dhe e fshehën, këtë nuk e dimë, por si përfundim premtuan ndihmë. Pas ndërhyrjes së “BOOM”, njësia nr. 9 ja dërguan pakon ushqimore me makinë në shtëpi zonjës e cila kishte që në 6 prill që kërkonte ndihmë, dhe nja 10 ditë sorrollatje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME