Categories Lajme

Kalo thirrje të rinjve: Kujdes në urbane!

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, vijon me apelin e tij ndaj qytetarëve që duhet të bëjnë kujdes në të gjithë këtë situatë. Kalo përmes një postimi në rrjetet sociale kritikon qytetarët, që vijojnë të mos respektojnë masat kundër koronavirusit, teksa shprehet se tani Covid-19 po prek edhe moshat e reja, madje po merr edhe jetë. Ndër të tjera mjeku apelon ndaj policëve të Policisë Bashkiake në Tiranë, të cilët sipas tij, ushtrojnë kontrolle nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët.

Postimi i plotë: Kohë kovidiane….18.08.2020….kontrollet e Policisë Bashkiake në Tiranë nëpër autobuzët urbanë, sa për të dërguar foto te superiorët se gjoja aty zbatohet mbajtja e maskave nga të gjithë udhëtarët, nuku i vlejnë askujt NËSE ato fshehin realitetin…..Rënia në kënaqësi dhe mos marja e masave nuku i shërbejnë përballjes së suksesëshme me sfidën ndaj Sars-Cov2/Covid-19….UNË jam përdorues i rregullt i këtyre linjave, dhe ajo që shoh tregon se jo pak individë, por sidomos të grup-moshës 18-35 vjeç hynë në këto autobuza pa maska. Njëkohësisht jo pak prej tyre vrëngosen kur u kërkon të rinë pak të distancuar nga të tjerët, pa përmëndur edhe paedukatësinë e tyre në motivimin e kësaj sjedhje të rrezikshme për ata/ato vetë ose për të tjerët rreth tyre. Agjensitë e lajmeve shprehen prej shumë ditësh e në shumë gjuhë të Botës se: “Një nga arësyet e shtimit të rasteve të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19, është mos zbatimi i rregullave bazë të distancimit fizik, mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura apo aty ku nuk është e mundur respektimi i kësaj distance nga moshat reja.”

NË Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT ose në Spitalin Covid-19 janë shtuar rastet e shtrimeve të të rinjve si edhe humbjet e jetës prej tyre….. Infeksioni nga Sars-Cov2/covid nuku po njeh më moshë prekje si dhe marje jete……Reagimi ynë si qytetarë nuku mungon por ligjin në këtë rast duhet ta zbatojnë organet Ligjzbatuese, ku hyn edhe policija bashkiake duke mos i lejuar vijimin e udhëtimit këtyre shtetasve të pa bindur, për të evituar ndërkohë përplasjet verbale dhe ndoshta edhe fizike në mes të qytetarëve, të cilët udhëtojnë në këto linja të qarkullimit urban….. PUNË sa për t’u dukur boll janë kryer në këto 30 vite demon-kraci…..flitet për të mbrojtur jetët tona nga një rrezik i mundshëm infektimi në këto linja urbane, prej individëve të pandërgjegjësuar…..act now!!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME