Categories Lajme

Pogradec, nisin hetimet për katër biznesmenë, zaptuan plazhin përgjatë liqenit

Zaptuan hapësirë publike në plazh duke vendosur shezlongë pa leje, procedohen penalisht katër pronarë subjektesh. Policia bën me dije se ka nisur hetimet për katër pronarë në Pogradec.

NJOFTIMI Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, konstatuan 4 subjekte të cilët kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Në vijim të veprimeve të para, specialistët për Hetimin e Krimeve filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

• O. D., 54 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në këtë fshat, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.

• R. K., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në fshatin Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.

• K. H., 35 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.

• I. H., 27 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME